“Përse ky libër? Nuk do të jenë të paktë ata që ndoshta do ta bëjnë një pyetje të tillë pasi të njihen me tematikën që ai trajton. Në një kohë kur Islami dhe ithtarët e tij janë vënë në bankën e të akuzuarve për një mori akuzash, ku më të spikaturat dallojnë ato të terrorizmit, obskurantizmit, mungesës së tolerancës, prapambetjes, egërsisë, brutalitetit…etj, del në skenë një libër i tillë për ta mbrojtur atë! Pikërisht ky libër u shkrua për t’u dhënë sadopak përgjigje këtij llumi të shpifur akuzash. Ky libër i shkurtër dhe përmbledhës jep një ide të përgjithshme të botëkuptimeve islame dhe më pas iu përgjigjet një seri pyetjesh në mënyrë të shkurtër dhe të përmbledhur.” Ky libër u shkrua si përgjigje ndaj një mori pyetjesh që iu drejtuan Sekretariatit të Këshillit kontinental për Xhamitë në Evropë nga një organizatë evangjeliste, e të cilat kanë të bëjnë me liritë individuale dhe me barazinë mes njerëzve.
Author: Abdurr-Rrahman Hasen Habenneke El Mejdani
Translators: Justinian Topulli
Artikuj të shumtë, udhëzime të ndryshme, përfshirje e suksesshme e një sërë tematikash që lidhen me Ramazanin dhe agjërimin e tij. Ky libër i përzgjedhur ju mundëson të njiheni me një sërë dispozita, urtësi dhe meditime rreth këtij muaji të bekuar.
Author: Një Grup Hoxhallarësh
Reveiwers: Driton Lekaj
Është e ditur se shkenca për akiden islame është shkenca bazë e cila meriton të përkujdesemi për ta mësuar dhe për t’ua mësuar të tjerëve dhe prej saj varet pranimi i veprave dhe saktësia e tyre. Sidomos kur ne jetojmë kur janë shtuar grupet e devijuara si: Rryma e ateizmit, rryma e sufizmit dhe dervishizmit, rryma e idhujtarisë bashkëkohore – adhurimit të varrezave, rryma e risive të cilat janë në kundërshtim me traditën profetike dhe që tërë këto rryma janë të rrezikshme po që se muslimani nuk është i armatosur me dijen e akides së vërtetë e cila mbështetet në Librin e Allahut dhe Synetin e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). ky libër është shkruar në lëmin e akides dhe autori është kujdesur të jetë i shkurtër dhe i qartë. Shejhu e ka mbështetur librin e tij në burime të shumta të dijetarëve e sidomos në librat e Shejhul Islam Ibn tejmijes, Ibn Kajjimit, Muhamed b. Abdul Vehabit dhe dijetarë që i përkasin kësaj thirrjeje të begatshme.
Publisher: Ministria e Punëve Islame, Vakëfit, Daves dhe Udhëzimit
Teuhidi dhe Shirku: Në këtë libër hoxha i nderuar, Muhamed Xhemil Zejno (Allahu e mëshiroftë), sqaron rëndësinë dhe vlerën e teuhidit – njësimit të Allahut dhe dëmin e shirkut – adhurimit të dikujt tjetër pos Allahut. Ai gjithashtu sqaron shirkun e madh dhe llojet e tij si dhe shirkun e vogël me llojet e tij, ku dhe tërheq vërejtjen nga disa forma të tyre të cilat i veprojnë njerëzit.
Author: Muhamed Xhemil Zejno
Reveiwers: Ekrem Avdiu
Publisher: Zyra e Bashkëpunimit për Dave dhe Vetëdijësim të Komuniteteve - Rebve - www.islamhouse.com
“Viteve të fundit publiku shqiptar është ballafaquar me literaturë të shumtë rreth Islamit dhe Krishterimit. Libri të cilin e keni në duar synon që të japë një pikëpamje alternative në shumicën e çështjeve të cilat i ndajnë këto dy besime. Duke konsultuar burime autoktone të dy besimeve sikur edhe duke hyrë në thellësinë e dorëshkrimeve të vjetra të shkrimeve kristiane, e edhe atyre kur‟anore gjithashtu, kemi dhënë ide të përgjithshme për çështje si: a është Jezusi (Isai a.s) Zot, a u kryqëzua ai për të na larë nga mëkatet, cila është Fjala e pandryshuar e Perëndisë – Bibla apo Kurani, etj.”
Ky libër është një jetëpërshkrim i shkurtër i jetës së Muhamedit (Alejhis salatu ues selam). Libri përmban katër kapituj: 1. Ta njohim të Dërguarin e fundit (alejhis salatu ues selam) 2. Profeti që përsosi virtytet njerëzore. 3. Profeti (aljehis salatu ues selam) në optikën e personaliteteve botërore. 4. Disa mësime që i nxjerrim nga jeta e Profetit (alejhis salatu ues selam).
Reveiwers: Sulejman Uthmani
Publisher: Instituti Shqiptar i Qytetërimit dhe Mendimit Islam - http://www.aiitc.org